Shkolla verore në NDI mbi gjininë, ekonominë dhe politikat
BKT
Kosovë

Shkolla verore në NDI mbi gjininë, ekonominë dhe politikat

M.P. / RTKlive

Në pamje të parë, gjinia, ekonomia dhe politika duken si çështje krejt të largëta. Mirëpo me një analizë të thellë të trijat ndikohen nga njëra tjetra. Pikërisht mbi këtë bazë organizata jo-qeveritare NDI po e realizon shkollën verore mbi gjininë, ekonominë dhe politikat.

Me fokus te moshat 18 deri në 29 vjeç, kjo shkollë e cila organizohet për herë të parë, do të jetë adresim për pabarazitë, ngritjet ekonomike dhe rolit politik për aktivizimin  e grave në treg.

“Kjo ndërlidhja mes gjinisë, ekonomisë dhe politikave është shumë e rëndësishme për shkak të ndikimit të gjinisë në ekonomi apo hendekut gjinor, pabarazive që janë në shoqëri apo si mund të ndikoj politika në zvogëlimin e këtyre hendeqeve”, ka thënë Agnesa Fejzullahu, zyrtare e lartë e programit në NDI përgjatë “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.

30 pjesëmarrësit tashmë janë zgjedhur, ndërkaq organizatorët janë siguruar që të ketë gjithëpërfshirje të profileve, por edhe të identiteteve duke patur edhe pjesëtarë nga komunitetet.


MË SHUME NGA Kosovë