Synohet përmirësimi i shërbimeve të shëndetit mendor për nxënësit
E. Hoti / RTKlive
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), përmes Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar sot, janë pajtuar për bashkëpunim në implementimin e projektin "Mendjet për Paqen: Rritja e shërbimeve të shëndetit mendor në arsimin bazë për të nxitur paqen".
Sipas MASHTI-t, përmes këtij projekti ku sponsor pritës është Klubi Rotarian 'Prishtina Dardania' dhe sponsor ndërkombëtar Keystone-District- ShBA, si dhe i financuar nga një Grant i Fondacionit Rotarian, synohet përmirësimi dhe promovimi i shërbimeve të shëndetit mendor për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta në Prishtinë dhe Gjilan.
Përveç kësaj, përmes këtij projekti do të trajnohen deri në 25 psikologë shkollorë për të ndërtuar kapacitete në qasjet e informuara për traumën, si dhe do të ofrohen shërbime nga psikologë të trajnuar 250 nxënës të shkollave.























