Asfaltimi i rrugës Gjocaj-Junik, në pritje të komunës|Video
BKT
Kosovë

Asfaltimi i rrugës Gjocaj-Junik, në pritje të komunës|Video

Islam Haxhiu/ RTK

Një rrugë që lidh fshatin Gjocaj me Junikun, e gjatë vetëm 5 kilometra, është hapur nga banorët e zonës. Por ajo nuk po asfaltohet nga komuna. Banorët kanë një version të tyre për këtë çështje e komuna një tjetër.

Deri në vjeshtën e vitit 2008-të, kur edhe u hap kjo rrugë malore, nga Juniku në Gjocaj, vështirësitë e qarkullimit ishin shumë të mëdha për familjen Gjocaj. Kjo familje, është ndër të paktat që pas përfundimit të luftës iu rikthye jetës në këtë fshat.

Kryefamiljari Nezir Gjocaj, me vetkontribut dhe përkrahjen e shumë banorëve junikas që i liruan pronat e tyre, e hapën r këtë rrugë me gjatësi 5 km.

Por sot Neziri është shumë i zhgënjyer në institucionet lokale për të cilat thotë se nuk e përkrahën sa duhet. Ai thotë se edhe asfaltimin e kësaj rruge e kanë ndërprerë pikërisht aty ku fillon prona e tij ndërsa në disa pjesë, rruga ka filluar të shembet duke ia rrezikuar edhe shtëpinë ku jeton me familje.

E në anën tjetër kryetari i Junikut Ruzhdi Shehu thotë se komuna në vazhdimësi është përkujdesur për mirëmbajtjen e kësaj rruge, sidomos nga shembjet e dheut, edhe pse vërshimet shpesh janë shumë të mëdha.

Sidoqoftë, Gjoci ankohet edhe për moslejimin e ndërtimit të urës mbi Erenik të nisur vite më parë, po ashtu me vetiniciativë. Ai thotë se ura do ta shkurtonte qarkullimin në këtë rrugë. Ndërkohë, kryetari Shehu tha se për ndërtimin e urave mbi lumin Erenik, krahas vendimit të Asamblesë,kërkohet leje nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.


MË SHUME NGA Kosovë