Komuna e Prizrenit rregulloi 25 kilometra rrugë fushore në fshatra|Video
BKT
Kosovë

Komuna e Prizrenit rregulloi 25 kilometra rrugë fushore në fshatra|Video

Myrvete Axhami /RTK

160 mijë euro u planifikuan këtë vit për shtrimin e 25 kilometrave rrugëve fushore në Komunën e Prizrenit. Ndonëse ka përmirësime në qasjen e bujqve në parcelat e tyre, ende ngelet shumë për t`u bërë. Për vitin e ardhshëm, kjo komunë ka planifikuar 200 mijë euro investime në rrugë të fushave.

Shumë toka në fshatra të komunës së Prizrenit nuk janë shfrytëzuar për shkak të mungesës së rrugëve të fushës....Bajram Zylfiu nga Krusha e Vogël tregon se kohë më parë ky fshat i kishte të gjitha kulturat në ara.

"Përpara kemi punu me vreshta me misër me gruna , me bostana me të gjitha kulturat i kemi pas knena , por rrugët e dobëta dhe rinia na ka ik", tha ai.

Fshat bujqësor është edhe Pirana

Edhe në këtë fshat rrugët ishin të pakalueshme, por pas kërkesave të njëpasnjëshme, tani infrastruktura rrugore në parcelat e këtij fshati është përmirësuar, ndonëse ende ngelet shumë për tu bërë.

"Pirana është kryesisht vend bujqësor, merremi me bujqësi, toka është shumë pjellore , secila arë e ka rrugën e vet , por kanë qenë të pakalueshme. Me kërkesa të njëpasnjëshme të drejtorisë së bujqësisë, sivjet na kanë shtruar dy rrugë fushore", tha Skënder Elshani nga Pirana.

"Kemi ardh pak me vështirësinë se u prish rruga, tash kanë ardh komuna dhe e kanë ndreq, këtë dhe një atje poshtë, përroin para dy viteve na e kanë ndreq, ka mundësi hala më mirë por na e kanë ndreq. Tash të rinjtë na ikën, vetë nuk po u punuaka toka", thotë Feim Elshani - Piranë

Rrugët u shtruan tani, por është vonë, thotë Hajrush Hajdari nga Krusha e Vogël.

"Prioritet nuk ka bujqësia , deri më tash nuk janë shtru as rrugët , rinia na ikën , tash është vonë . Një rrugë malore dhe nja dy rrugë të maleve na duhen , nji kanalizim nja 400 metra na duhet se u mbyll kanalizimi", tha ai.

"Kam pas mundësi deri te vreshti me shku deri të mali, përmbi 1 orë kemi ba , por tash falë drejtorisë së bujqësisë dhe kryetarit të komunës, na e kanë ofru këtë mundësi , na e ndreqën rrugën, por kemi nevojë edhe për rrugë të tjera", tha Enver Muharremi - Krushë e Vogël.

Sipas drejtorit të bujqësisë Bexhat Bytyqi, këtë vit për hapjen e rrugëve fushore në fshatrat e Prizrenit ishin planifikuar 160 mijë euro. Ai thotë se janë hapur 25 km rrugë fushe, por duke parë që interesimi është i madh për projekte të tilla, për vitin e ardhshëm kanë planifikuar 200 mijë euro.


MË SHUME NGA Kosovë