08:33 / 07.09.2023
Policia: Grafite antikushtetuese janë shkruar në Leposaviq
Sh.Ç /RTKlive
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se vjësitë policore në Leposaviq të enjten kanë hasur në disa grafitë të shkruara në muret e disa shtëpive. Sipas policisë, shkrimet kanë qenë përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës.
“Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafitë të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse te hetuesisë”, theksohet në raportin e Policisë së Kosovës.























