Ramajli: Delegatët kishin një frymëzim të jashtëzakonshëm |Video
V.Th. RTKlive
33 vjet janë bërë sot nga që nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e miratuar në Kaçanik më 7 shtator 1990.
Iljaz Ramajli, ish-kryesues i Kuvendit të Kosovës, i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, tregon emocionet e asaj dite dhe tregon se si çka dhe cilat ngjarje i kanë parapri shpalljes së Kushtetutës së Kosovës në shtator të vitit 1990.
Ramajli tregon se në atë kohë ishte një unitet absolut i popullit shqiptarë dhe të tjerë jo serb në Kosovë për t’ju kundërvu masave të Serbisë që Kosovën ta nënshtronte.
“Delegatët kishin një frymëzim të jashtëzakonshëm për shkak se e dinin kjart se çka dëshironte populli i Kosovës për Kosovën në ngjarjet që po vinin, dhe ishim të vendosur që në asnjë mënyrë mos të lejojmë që të drejtat e kosovarëve të shkelen, dhe gjithashtu ta dërgojmë Kosovën në drejtimin që dëshironte populli”, tha Ramajli për RTK-në.
Për më shumë ndiqeni videon:























