20:14 / 08.09.2023
Në Ferizaj, nxënësit janë pajisur me libra
Driton Ramadani|RTK
Në Ferizaj, ndryshe nga ditët e para, tashmë radhët janë larguar para librarive. Nxënësit kryesisht janë pajisur me libra, ndonëse ka ende disa mangësi.
Ka rënë fluksi i pritjes në radhë të prindërve, nëpër libraritë e Ferizajt, që ata të blejnë libra dhe mjete të tjera shkollore.
Prindërit thonë se kanë arritur t’i blejnë të gjitha librat.
Librashitësit thonë se furnizimi me libra dhe mjete shkollore është i mirë.
Në shkolla thanë se kryesisht shumica e nxënësve janë pajisur libra por që janë ende disa vështirësi.
Drejtuesit e shkollave shpresojnë se gjatë javës që vjen, të gjithë nxënësit do të kenë librat dhe mjetet e duhura shkollore.























