VV: Prishtina është shndërruar në qytet kampion për paligjshmëri
BKT
Kosovë

VV: Prishtina është shndërruar në qytet kampion për paligjshmëri

A.B/RTKlive

Lëvizja Vetëvendosje Dega e Prishtinës, njofton se me vëmendje dhe shqetësim të madh është duke i ndjekur zhvillimet e fundit në kryeqytet, ku zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë subjekt i hetimeve e ndalimeve nga organet përgjegjëse shtetërore.

Sipas VV-së në Prishtinë, arrestimet dhe ndalimet e fundit janë dëshmia e kaosit ligjor në të cilin është zhytur Komuna e Prishtinës.

Sipas partisë opozitare në qeverisjen komunale të Prishtinës, Prishtina tani, nën qeverisjen LDK-PDK, është shndërruar në qytet kampion për paligjshmëri, padrejtësi dhe anarki.

“Nuk ka dyshim se përgjegjësia kryesor për këtë gjendje bie mbi të parin e Kryeqytetit, Përparim Ramën, për shkak të veprimeve të tij paligjshme, e të cilat tashmë çdo ditë po shpërfaqen në opinion. Jemi të bindur se për rastin e arrestimeve të fundit, nuk bëhet fjalë për veprime individuale të personave të caktuar, tani të arrestuar e intervistuar, por kemi të bëjmë me veprimtari kriminale të koordinuar e organizuar në hierarki të pushtetit lokal në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje Dega e Prishtinës.

Lëvizjes Vetëvendosje Dega e Prishtinës,  kërkon nga organet e hetuesisë dhe drejtësisë që rastin në fjalë, por edhe rastet e tjera të sinjalizuara e të denoncuara, t’i trajtojnë me prioritet e profesionalizëm maksimal dhe t’i sjellin para përgjegjësisë të gjitha ata që në çfarë do mënyrë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin e për interesa personale e partiake, familjare e klanore.

“Nepotizmi, korrupsioni, keqpërdorimet, hajnia, paligjshmëria e pabarazia nuk janë as të pranueshme e as të lejueshme. Prishtina dhe qytetarët e Prishtinës duan dhe meritojnë qeverisje të pastër e të drejtë”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje Dega e Prishtinës.


MË SHUME NGA Kosovë