Moti gjatë javës së ardhshme kryesisht me diell
E. H / RTKlive
Moti gjatë javës së ardhshme parashihet të jetë kryesisht me diell dhe relativisht të nxehtë.
Instituti Hidrometeorologjik Kosovës ka njoftuar se kushte pothuajse të ngjashme do të vazhdojnë deri të mërkurën.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, ka njoftuar Instituti.
Sipas IHK të enjten parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës parashihet që vende-vende të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.
Të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin shi.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius . Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim























