21:24 / 10.09.2023
Rruga nga fshati Prelez i Jerlive e deri në Ferizaj, vështirë e kalueshme
Driton Ramadani/RTK
Rruga e dëmtuar nga fshati Prelez i Jerlive e deri në Ferizaj, është bërë vështirë e kalueshme. Punimet në ndërtimin e rrugës së re e kanë vështirësuar edhe më shumë qarkullimin, ndërsa banorët kërkojnë rregullim sa më të shpejtë të kësaj traseje.
Në disa pjesë ka filluar ndërtimi i rrugës me katër shirita. Banorët që jetojnë për në afërsi të kësaj rruge thonë se atyre po u shkakton telashe.
Edhe bizneset që e zhvillojnë veprimtarinë e tyre thonë se rruga jo e mirë ka ndikuar në punën e tyre, raporton RTK.
Banorët por edhe bizneset shpresojnë se organet gjegjëse të ndërmarrin hapa konkretë në rregullim sa më të shpejtë të rrugës.























