Protestë kundër degradimit të lumit Lepenc
V.Th. RTKlive
Sot është mbajtur protesta kundër ndërtimit të hidrocentralit në lokacionin e fshatrave Soponicë dhe Doganaj.
Në këtë protestë ishte një prezencë prej shumë banorëve, nxënësve, palëve të interesit të brengosura për situatën ndër to edhe OJQ-të dhe pjesëmarrës me influencë të veçantë nga jeta publike përfshirë deputetin e nivelit qendror si dhe asamblistë në pushtetin lokal, njofton Organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi”.
Sipas njoftimit po ashtu kishte edhe interesim të shtuar të mediave për këtë protestë kundër degradimit të lumit Lepenc.
Protesta ishte e organizuar nga komuniteti i fshatrave përreth në komunën e Kaçanikut e iniciuar nga banorët e fshatit Soponicë.
OMM “Gjethi” e përkrahu këtë protestë me prezencë dhe bëri thirrje që këto punime të ndalohen sa më parë të jetë e mundshme që gjeneratat e ardhshme të kenë mundësi të shijojnë natyrën e virgjër, mundësinë e ujitjes së arave të tyre si dhe potencialin për zhvillimin e turizmit në këtë lokacion.


























