Qendra e Studentëve hap konkursin për pranim në konvikte dhe mensë
BKT
Kosovë

Qendra e Studentëve hap konkursin për pranim në konvikte dhe mensë

M.P. / RTKlive

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë për vitin e ri akademik.

Sivjet Qendra e Studentëve do të pranojë rreth 4000 studentë, ku 1500 nga ta do të jenë përfitues për ushqim në mensë. .

“Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs. Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi)”, thuhet në njoftimin e QS-së.


MË SHUME NGA Kosovë