18:05 / 11.09.2023
Grafiti ‘Kur ushtria të kthehet në Kosovë’ shfaqet në veri
M.P. / RTKlive
Një grafit ku shkruan “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është shfaqur në oborrin e Shkollës Teknike në Mitrovicën e Veriut.
Grafiti, i shkruar me shkronja cirilike, është ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të Serbisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani për RTKlive. Ai tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po konsultohet me prokurorin për këtë rast.
Kjo nuk është hera e parë që shfaqet ky grafit. Gjatë muajit korrik është raportuar që është shfaqur në Beograd dhe qytete tjera serbe.























