Çmimi i druve sillet nga 60-65 euro për metër kub, peleti 300 euro për ton
Valjete Shala/RTK
Qytetarët kanë filluar t`i sigurojnë lëndët djegëse për ngrohje si formë e përgatitjes për dimër. Kurse çmimet që po hasin në treg variojnë nga cilësia dhe lloji. Megjithatë, qytetarët treguan edhe për alternativat tjera me të cilat përdorin.
“Kam dru dhe nuk i kam shpenzuar. Tash ngrohem me rryme. Shpresoj qe kemi me e pas një dimër tw lehtw, se ndryshe me duhet ato dru me i pwrdor pastaj”, tha njw qytetar.
Qytetari tjetër tha se ngrohet me rrymw, por sipas tij, pak shtrenjtë është për pensionistë.
Prapa kamerave, tregtarët thanë se interesimi i qytetarëve për dru e pelet ka rënë në krahasim me vitin paraprak.
Çmimi i druve në treg sillet nga 60-65 euro për metër kub, peleti 300 euro për një ton.
Kurse, çmimi i rrymës për një kilovatë (pa kosto fikse) gjatë muajit gusht, sipas Agjencisë së Statistikave, ishte 0.07 euro.























