Banorët e Soponicës kundërshtojnë ndërtimin e një hidrocentrali|Video
Driton Ramadani/RTK
Banorët e një fshati të Kaçanikut penguan fillimin e punimeve për ndërtimin e një hidrocentrali në lokalitetin e tyre. Për situatën e krijuar, përpos policisë që i është dashur të reagojë disa herë, doli edhe zv/ministri i mjedisit, Avni Zogiani i cili tha se punimet janë ndaluar deri të sqarohet dokumentacioni.
Me gjithë vendimin për të mos vazhduar punimet, kompania ndërtuese nuk zbatoi vendimin e Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit për ndërprerjen e punimeve përgjatë rrjedhës së lumit Lepenc.
Kësisoj banorët e fshatit Soponicë të Kaçanikut nuk lejuan punimet për ndërtimin e një hidrocentrali në fshatin e tyre.
“Lumin nuk do ta humbim prapë ne jemi ata që do ta mbrojmë deri në momentet e fundit nuk do ta nuk do të lejomë që të ndërtohet një hidrocentral i tillë”, tha Ibrahim Dalloshi administrator i fshatit Soponicë.
“Situata edhe sot do të ishte e qetë po që se do të shkonin punët mirë dhe me rregull edhe me mirëkuptim. Mirëpo nga operatori po dëshiron ujë të ta merr po shpifet që po tenton me ja arritur qëllimet e veta pa marr parasysh interesin tonë personal të gjitha këtyre fshatrave këtu”, tha Ramiz Topalli, banor i fshatit.
Për të parë nga afër situatën, në Soponicë shkoi vetë zv/ministri i Mjedisit, Avni Zogiani, i cili tha se janë gjetur disa parregullsi në lidhje me realizimin e këtij projekti.
“Inspektorati është angazhuar i ka nxjerr vendimet e veta ju mundeni me pas publike vendimin inspektoratit nuk lejohet punimet deri sa të sqarohet dyshimi që kanë dal me procedurat dhe dokumentacionin”, tha Zogiani.
Për mbikëqyrjen e zbatimin të vendimit janë autorizuar autoritet lokale dhe organet e tjera përkatëse.























