Ujësjellësi: Në “Veternik” qytetari kapet duke vjedhur ujin 
BKT
Kosovë

Ujësjellësi: Në “Veternik” qytetari kapet duke vjedhur ujin 

Sh.Ç /RTKlive

Një rast i vjedhjes së ujit është kapur nga kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” në lagjen “Veternik” në Prishtinë.

Në Facebook KRU “Prishtina”, ka shkruar se një qytetar është kapur duke vjedhur ujin e fqinjit mërgimtar.

“E Shëmtuar! Edhe një rast i vjedhjes së ujit, në rrugën ‘Veterniku’ në Prishtinë, fqinji në Kosovë ia vjedh ujin fqinjit me pronë në Prishtinë dhe banim në Londër. Pra, bashkatdhetarë kujdes, kontrolloni ujëmatësit dhe gypat e ujit!” thuhet në shkrimin e Ujësjellësit.

KRU “Prishtina” në vazhdimësi është ankuar për keqpërdorime të ujit të pijes e për borxhe të mëdha të konsumatorëve. Aktualisht kompania ka thënë se borxhet ndaj saj kapin vlerën e mbi 40 milionë euro.


MË SHUME NGA Kosovë