Reagon Komuna e Deçanit për arrestimin e zyrtarit që mori ryshfet
BKT
Kosovë

Reagon Komuna e Deçanit për arrestimin e zyrtarit që mori ryshfet

M.P. / RTKlive

Komuna e Deçanit ka dalur me reagim publik pas arrestimit të zyrtarit që mori ryshfet. Ata u janë përgjigjur lajmeve se zyrtari është nëpunës i kësaj komune, duke treguar se ai është i punësuar në Qendrën e Regjistrimit Civil e cila funksionon nën ombrellën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Njoftojmë opinionin publik dhe gjithë qytetarët e Deçanit dhe të Republikës së Kosovës, se i dyshuari, H.I., (viti i lindjes 1964, mashkull kosovar), nënpunës në Qendrën e Regjistrimit Civil – Deçan, nuk është punëtor i Institucionit të Komunës së Deçanit por njësisë së veçantë të kësaj Qendre, që vepron nën kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se Komuna e Deçanit nuk ka asnjë përgjegjësi për funksionimin apo administrimin e kësaj Qendre, sepse ata menaxhohen nga MPB-ja dhe ndarja e përgjegjësive është e qartë, madje ata kanë edhe objektin e tyre të veçantë të punës”, thuhet në reagim.

Tutje komuna në fjalë ka njoftuar se i dyshuari H.I. ka një periudhë kohore që është transferuar në pozitën e njëjtë në Komunën e Junikut.

“Për informata tjera besojmë që do të përgjigjen zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, MPB-së, pasi që është zyrtar i kësaj Ministrie, i angazhuar për një periudhë kohore në Komunën e Deçanit, e tani në Komunën e Junikut”, njofton Komuna e Deçanit.


MË SHUME NGA Kosovë