Përmbytjet në Libi, Haradinaj: Bashkëndjejmë me popullin libian
BKT
Kosovë

Përmbytjet në Libi, Haradinaj: Bashkëndjejmë me popullin libian

M.P / RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përmbytjeve shkatërrimtare që kanë goditur së fundmi Libinë.

Haradinaj ka ngushëlluar familjet që pësuan e humbën të dashurit e tyre. 

"I pikëlluar pas përmbytjeve shkatërruese të cilat morën shumë jetë njerëzish në Libi. Kosova dhe populli i saj bashkëndjen me popullin dhe familjet libiane të cilat pësuan nga kjo fatkeqësi", ka shkruar lideri i AAK-së.


MË SHUME NGA Kosovë