Faton Klinaku paralajmëron protestë pranë zyreve të EULEX-it
BKT
Kosovë

Faton Klinaku paralajmëron protestë pranë zyreve të EULEX-it

M.P / RTKlive

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, pas bastisjeve në banesa private të njëpasnjëshme nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara, ka paralajmëruar protestë.

“Meqenëse po na hyjnë edhe në shtëpi, duke na i shqetësuar edhe familjet, jemi duke menduar që ZPS-së dhe EULEX-it t'i bëjmë protesta te selia e tyre në Fushë Kosovë”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Ndërkohë, sot ka nisur bastisja e shtëpisë së ish-pjesëtarit të UÇK-së, Behar Berisha, në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, e cila po vazhdon ende. 


MË SHUME NGA Kosovë