Leposaviqi voton për anëtarësimin në Asociacionin e Komunave të Kosovës
BKT
Kosovë

Leposaviqi voton për anëtarësimin në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Sh.Ç /RTKlive

Kuvendi i Komunës së Leposaviqit ka votuar për anëtarësimin e kësja komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ka bërë të ditur  nënkryetari i Vetëvendosjes në Mitrovicë të Veriut, Alban Uka.

“Në këto momente në Kuvendin Komunal të Leposaviqit përmes votimit pa asnjë kundërshtim u votua që Komuna e Leposaviqit t'i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Uka në Facebook.

Ditë më parë Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë