Kryetari i Obiliqit nderon veteranin e UÇK-së, Lutfi Kelmendi
BKT
Kosovë

Kryetari i Obiliqit nderon veteranin e UÇK-së, Lutfi Kelmendi

M.P / RTKlive

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi është takuar me veteranin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lutfi Kelmendi nga fshati Hamidi e kësaj komune.

“Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafe Gashi, ka pritur në takim z.Lutfi Kelmendi, veteran i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), nga fshati Hamidi, ku familja e tij ka dhënë një kontribut të çmuar gjatë luftës së fundit në Kosovë si dhe shtëpia e familjes Kelmendi ka shërbyer edhe si shtab i zonës operative të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kryetari Gashi, në fund të takimit, në shenjë respekti i dhuroi Kelmendit një dhuratë simbolike nën emblemën e UÇK-së dhe shqiponjën dykrerëshe.


MË SHUME NGA Kosovë