Parashikimi i motit për vikend
BKT
Kosovë

Parashikimi i motit për vikend

RTKLive

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit.

Të dielën, sipas IHK-së, do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell, e vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erëkryesisht nga juglindja e lehtë deri në mesatare, njoton IHMK.

 


MË SHUME NGA Kosovë