Llaushë, monument në vendin ku doli për herë të parë UÇK-ja
M.Sh/RTKlive
Në vendi kur doli për herë të publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) në Llaushë të Skenderajt, do të ndërtohet një vepër monumentale, guthemeli i të cilës u vendos sot.
Në ceremoninë inauguruese mori pjesë kryetari i Skenderjat, Fadil Nura, veteranë, familje të dëshmorëve dhe ish luftëtarë të UÇK-së.
“Bashkë me nënkryetarin gjeneral Sami Lushtaku, komandantin Jetullah Geci, deputetë të Parlamentit të Kosovës, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe bashkëqytetarët, vumë gurthemelin e ndërtimit të një vepre monumentale të kujtimit të pavdekshëm dhe nderimit të përjetshëm të çastit më historik të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë më 28 nëntor 1997. Mirënjohje e përjetshme për UÇK-në!”, ka shkruar Nura në facebook.























