13:33 / 18.09.2023
Diskutohet partneriteti mes komunave Kaçanik-Moossedorf
V.Th/ RTKlive
Komisioni i Partneritetit Kaçanik-Moosseedorf, komunë në rrethin administrativ Bern-Mittelland në kantonin e Bernës në Zvicër, mbajti takimin e radhës në të cilin u diskutua për gjendjen aktuale të Partneritetit dhe në fund u pajtuan që Komisioni të vazhdoj me punë pa marrë parasysh sfidat që e kanë përcjellë.
Takimin e kryesoi Kryetarja e komisionit Nora Lika, ku prezent ishte edhe Hisen Shehu anëtarë i komisionit nga Moosseedorfi.























