13:40 / 18.09.2023
Pastrohen hapësirat publike në qytetin e Kamenicës
RTKlive
Në komunën e Kamenicës, Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, gjatë këtij vikendi ka bërë pastrimin e hapësirave publike të qytetit.
“Ky aksion është realizuar me ndihmën e kompanive "Hidromorava", "Ecohigjena" dhe "Teuta M", po ashtu ky aksion pritet që të vazhdojë”, njofton komuna.

























