Ngjarjet e datës 20 shtator
RTKlive
Ngjarjet e datës 20 Shtator 2023
Mbahet edicioni i dytë i Samitit të Paqes dhe Demokracisë (KPDS) “Të ëndërrosh të (pa)mundurën: Ballkani Perëndimor i lirë nga situatat e krizës dhe në një rrugë drejt integrimit bashkëpunues”. (Hotel “Four Points by Sheraton”, Prishtinë, ora 09:00)
Mbahet konferenca e nivelit të lartë “Gjuha e urrejtjes në diskursin publik”. Marrin pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe shefi i Zyrës së Be-së në Kosovë, Tomas Szunog (Swiss Diamond Hotel, ora 09:30)
Vazhdon gjykimi kundër Pjetër Shalës (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ora 09:30)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton Planin e Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Planin e Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Planin e Punës të Komisionit për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)























