13:55 / 20.09.2023
Caktohet masa e paraburgimit për dy punëtoret që dhunuan 3-vjeçarin
Q.D. / RTK
Gjykata Themelore me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy punonjësve të çerdhes “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë.
Paraburgimin prej 30 ditësh e ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj.
Dje Policia e Kosovës i kishte ndaluar dy punonjëset e institucionit parashkollor, N.H. dhe N.M për 48 orë nën dyshimin për dhunë ndaj fëmiut 3-vjeçar.























