Inspektorati i Arsimit suspendon tre punëtoret e çerdhes ‘Gëzimi Ynë’
BKT
Kosovë

Inspektorati i Arsimit suspendon tre punëtoret e çerdhes ‘Gëzimi Ynë’

Qendresa Duraku | RTK

Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë vendim me të cilin obligon Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë që menjëherë të suspendojë nga marrëdhënia e punës tre punëtoret e institucionit parashkollor “Gëzimi ynë”, N.M, SH.I dhe N.H  derisa rreth këtij rasti të vendosin organet e hetuesisë/drejtësisë.

Po ashtu, përmes këtij vendimi, Inspektorati i Arsimit obligon Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë që të merr masa disiplinore ndaj drejtoreshës së Institucionit parashkollor “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, e cila nuk ka vepruar me kohë për rastin në fjalë.

Lajmin për RTK e ka konfirmuar zëdhënësja e Minstrisë së Arsimit, Edona Kutleshi.


MË SHUME NGA Kosovë