Merret vendimi për mbrojtje të katër racave të gjelave autokton
BKT
Kosovë

Merret vendimi për mbrojtje të katër racave të gjelave autokton

M.P. / RTKlive

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë ka marrë në mbrojtje katër raca të ndryshme të gjelave autokton.

“Me miratimin e këtyre vendimeve, llojet autoktone të gjelave: Gjeli Këndimgjatë i Dukagjinit, Gjeli Këndimgjatë i Gjilanit, Gjeli Trengjyrësh dhe Gjeli Piklan i janë shtuar Regjistrit të Vlerave të Mbrojtura të Natyrës, që mirëmbahet nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës”, thuhet në njoftimin e tyre në facebook.

Vënia nën mbrojtje institucionale e gjelave autokton është e një rëndësie të veçantë edhe për faktin se këto raca tani do të prezantohet ndërkombëtarisht si raca autoktone të Kosovës, përmes së cilave do të paraqitet edhe begatia e vlerave të biodiversitetit të vendit tonë.

 “Qëllimi kryesor i nxjerrjes së vendimeve është mbrojtja e llojeve të gjelave autokton sipas ligjit dhe përcaktimi i kushteve të mbajtjes. Gjithashtu përmes vendimeve synohet që llojet të mbrohen nga rreziku për përzierje gjenetike me racat e huaja dhe nga rreziku për nxjerrje jashtë vendit e këtyre racave me qëllim të kryqëzimit me racat tjera”, njofton Agjencioni.

Ky vendim është marrë me iniciativën e Institutit për Mbrojtjen e Natyrës dhe ministrit të Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,Liburn Aliu.


MË SHUME NGA Kosovë