KFOR-i italian dhuron pajisje për higjienën e objekteve shëndetësore
BKT
Kosovë

KFOR-i italian dhuron pajisje për higjienën e objekteve shëndetësore

M.Miftari/RTKlive

Dje më 21 shtator 2023, në komunën e Deçanit, kontingjenti italian i Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të KFOR-it përfundoi një projekt të Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC), i cili konsiston në dhurimin e pajisjeve për pastrimin dhe higjienën e objektet e kujdesit shëndetësor.

Përmes një njoftimi për medie, bëhet e ditur se ky projekt është fryt i një bashkëpunimi të frytshëm ndërmjet celulës së CIMIC të RC-W dhe Qendrës Shëndetësore të Deçanit e që synon të forcojë kapacitetet e qendrës mjekësore, duke pajisur objektet e kujdesit shëndetësor me pajisje moderne që plotësojnë nevojat e popullatës në lidhje me parandalimin dhe shërimin.

Ky donacion bën pjesë te aktivitetet e shumta për të mbështetur zhvillimin e institucioneve në Kosovë që kontingjenti italian i zhvillon në baza gjashtëmujore.

“Kontingjenti Italian i Forcave të Kosovës (KFOR), në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë