Nderohen heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci në 25-vjetorin e rënies
BKT
Fotot: Visar Shatrolli | RTK
Kosovë

Nderohen heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci në 25-vjetorin e rënies

Visar Shatrolli | RTK

Në 25-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi – Lladrovci, përfaqësues politik, personalitete të ndryshme dhe qytetarë kanë bërë homazhe tek shtatoret e tyre në qendër të Drenasit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i AAK-së Ramush Haradinaj dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me bashkëpunëtor nga Maqedonia e  Veriut, kanë vendosur kurora lulesh, në nderim të veprës së këtyre heronjve.

Të gjithë këta vlerësuan lartë përpjekjen dhe sakrificën e Fehmiut dhe Xhevës për lirin e vendit.


MË SHUME NGA Kosovë