12:59 / 22.09.2023
Komuna e Vushtrrisë subvencionon 239 qytetarë për trajtim mjekësor
M.P. / RTKlive
Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale ka subvencionuar 239 qytetarë për trajtim mjekësor.
“Shuma totale e subvencionimit të këtyre 239 qytetarëve kap vlerën e 51,450.00 euro dhe prioritet kanë pasur ata me sëmundje të rënda”, njofton komuna.
Përveç kriterit për nevojë mjekësore, në subvencionim do të përfshihen edhe qytetarët me kushte të vështira ekonomike.























