KFOR-i dhe Prokuroria e Shtetit në takim për sigurinë
BKT
Kosovë

KFOR-i dhe Prokuroria e Shtetit në takim për sigurinë

M.P. / RTKlive

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka pritur në takim përfaqësues të Task Forcës së KFOR-it Britanik, të kryesuar nga Lizy G.

Fillimisht Kelmendi ka njoftuar KFOR-in Britanik se institucioni i Prokurorit të Shtetit është duke bashkëpunuar me të gjitha institucionet tjera ligj zbatuese për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Po ashtu, palët kanë diskutuar edhe për veprat penale që prekin fushën e sigurisë, thëllimin e bashkëpunimit të ndërsjellë si dhe mundësinë e avancimit të komunikimit të përbashkët.

Në fund të këtij takimi Kelmendi ka shprehur falënderimin e tij për angazhimin e KFOR-it në ofrimin e sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët e Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë