Vazhdojnë punimet në rregullimin e parkut rekreativ në Strazhë
BKT
Kosovë

Vazhdojnë punimet në rregullimin e parkut rekreativ në Strazhë

B.H. / RTKlive

Zona Turistike Strazhë, së shpejti do të bëhet edhe me park rekreativ. Punimet në këtë projekt po realizohen sipas planifikimeve, ndërsa do të investohen mbi 100 mijë euro. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur komuna e Kaçanikut.

“Investimet do të bëhen gjithmonë duke ruajtur pjesën gjelbëruese të kësaj pjese turistike. Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Pranvera Zharku, vizituan vendpunishten për të parë nga afër zhvillimin e punëve. Kryetari Ilazi tha se ky projekt është i rëndësishëm sa i përket zhvillimit të kësaj zone dhe në përgjithësi turizmit në komunën tonë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ky projekt është duke u financuar nga buxheti komunal.


MË SHUME NGA Kosovë