Drilon Bunjaku zgjedhet rektor i Universitetit “Fehmi Agani”
BKT
Kosovë

Drilon Bunjaku zgjedhet rektor i Universitetit “Fehmi Agani”

M.P. / RTKlive

Drilon Bunjaku është zgjedhur rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

“Pas organizimit të procedurës së votimit të fshehtë nga 7 anëtarët me të drejtë vote rezultoi që kandidati për rektor t’i merr 6 vota për dhe 1 votë ishte e pavlefshme, me ç’rast u konstatua që me shumicë absolute të votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku të zgjedhet Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e këtij universiteti.

Bunjaku ka qenë i angazhuar si profesor asistent në Universitetin e Prishtinës si dhe si assitent i rregullt në Universitetin e Mitrovicës. Gjithashtu është drejtor i Instutit të FIEK-ut në Universitetin e Prishtinës.


MË SHUME NGA Kosovë