Zjarr i madh përfshinë një autoservis në Suharekë
BKT
Kosovë

Zjarr i madh përfshinë një autoservis në Suharekë

F.S / RTKlive

Një autoservis është përfshirë nga zjarri në fshatin Duhël të Suharekës pasditen e sotme. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai ka thënë se kanë pak zjarrfikës dhe shumë nevoja për ta.

Kreu i komunës Muharremaj tha se rasti i sotëm në fshatin Duhël ishte me shumë rrezik, por që sipas tij, pati vetëm dëme materiale.

“Kemi pak zjarrfikës e shumë nevoja. Të gjitha institucioneve përkatëse lutje në emër të qytetarëve, ta keni parasysh. Rasti i sotëm në Duhël ishte me shumë rrezik, por shpëtuam duke pasur vetëm dëme materiale”, ka shkruar Muharremaj teksa ka publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.


MË SHUME NGA Kosovë