10 vatra zjarri në rrethinën e Prizrenit|Video
BKT
Kosovë

10 vatra zjarri në rrethinën e Prizrenit|Video

Myrvete Axhami / RTK

Tashmë ka shkuar në dhjetë numri i vatrave të zjarrit në fshatrat e Prizrenit.

E plotësuar 16:50

Drejtoresha për Emergjenca dhe Shpëtim e komunës së Prizrenit, Ramize Shala, thotë se era fortë është duke e përhapur zjarrin, dhe se për momentin aktive janë 10 vatra zjarri

Ajo ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit

“Të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në terren, madje edhe ato ekipe jashtë orarit të punës. Gjithsejtë 7 ekipe janë në terren”, tha Shala për RTK.

Përfshihen në flakë malet në rrethin e Prizrenit

Një zjarr ka rënë në orët e pasdites, afër fshatit Noviselan  të Prizrenit.

Drejtoresha për Emergjenca dhe Shpëtim e komunës së Prizrenit, Ramize Shala ka thënë për RTK se tashmë ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe se siç ka njoftuar ajo , zjarri është lokalizuar.


MË SHUME NGA Kosovë