14:41 / 24.09.2023
Ramadani: Veprimi i këtij grupi është terroristë dhe lidhet me Serbinë
A.BRTKlive
Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, tha se veprimi i këtij grupi është terroristë me sulmet e sotme në veri është dhe lidhet me Serbinë.
“Ka një veprim që mund të konstatojë si formacion paraushtarak, si për nga trajnimi apo ashtu edhe veprime. Ky grup ka qenë i trajnuar në Rashkë, paraqet një situatë serioze, përgjegjësia në këtë rast është direkt me Serbinë”, tha Ramadani për RTK.
Ai tha se është me rëndësi që mesazhi që duhet të ruhet stabiliteti në Kosovë. Ramadani theksoi se duhet të kemi koordinim me faktorët ndërkombëtar, por duhet të kërkohet të largohet neutraliteti, në këtë rast institucioneve ndërkombëtare të sigurisë që veprojnë në vend.























