Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
BKT
Kosovë

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

RTKlive

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 12 deri 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19 deri në 22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes. Nga dita e martë e deri të premten mëngjeset e hershme mund të  shoqërohen me mjegull të radiacionit si pasojë e rënies së temperaturave minimale, thuhet në njoftimin e IHMK.


MË SHUME NGA Kosovë