Ambasadori Abbott i jep mbështetje Malokut për sistemin e drejtësisë
BKT
Kosovë

Ambasadori Abbott i jep mbështetje Malokut për sistemin e drejtësisë

M.Sh.RTKlive

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott i ka dhënë mbështetje kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku për fuqizimin e sektorit të drejtësisë, e në këtë kontekst edhe fuqizimin e institucioneve prokuroriale.

Këto deklarata Abbott i ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me prokurorin Maloku.

Sipas njoftimit për media, takimi është zhvilluar në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, me ç’rast kryesuesi Maloku falënderoi në mënyrë të veçantë ambasadorin Abbott, duke shprehur vullnetin dhe përkushtimin e madh për të zhvilluar partneritetin e përbashkët në fushat përkatëse, në mënyrë që të ketë avancim dhe fuqizim të rendit dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Nga ana tjetër, ambasadori i e Mbretërisë së Bashkuar, theksoi se misioni diplomatik i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë mirëpret dhe angazhohet vazhdimisht për fuqizimin e sektorit të drejtësisë, e në këtë kontekst edhe fuqizimin e institucioneve prokuroriale.

Bashkëbiseduesit thuhet se janë pajtuar që iniciativat e përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit dypalësh për forcimin e rendit dhe zbatimin e ligjit të jetësohen duke u fokusuar pikërisht në proceset e reformave dhe rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë, proces ky që sipas tyre, vazhdon të ketë mbështetjen nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.


MË SHUME NGA Kosovë