Vdiq doktori dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Shukri Gërxhaliu
BKT
Kosovë

Vdiq doktori dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Shukri Gërxhaliu

RTKlive

Ka vdekur doktori dhe ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shukri Gërxhaliu.

Lajmin e ka bërë të ditur familjar të tij përmes një njoftimi të publikuar në Facebook.

Varrimi i tij bëhet të mërkurën (27 shtator) në fshatin Studime të Vushtrrisë. “Të Allahut jemi dhe te ai do të kthehemi! Njoftojmë të gjithë familjarët dhe të afërmit se sot, në moshën 70 vjeçare ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, babi, bashkëshorti, gjyshi dhe vëllau, Dr. Shukri Gërxhaliu. Varrimi i më të dashurit tonë bëhet nesër me kohë të drekës në Studime të Vushtrrisë. Me zemra të thyera, familja Gërxhaliu”, thuhet në njoftim.

Gërxhaliu ka lindur në vitin 1952. Pos në rolin e mjekut, ai pati shërbyer edhe gjatë luftës në Kosovë. Ai ka dëshmuar në Tribunalin e Gjykatës së Hagës kundër Sllobodan Millosheviqit, ish-udhëheqës i Serbisë në Jugosllavi.

Në një nga dëshmitë, ai kishte rrëfyer mbi vrasjen e civilëve në një autokolonë me rreth 40.000 refugjatë në drejtim të Vushtrrisë më 2 maj të 99-s, që ishte sulmuar nga forcat serbe.


MË SHUME NGA Kosovë