10:09 / 27.09.2023
Tafarshiku: Mundësi të shumta bashkëpunimi me Universitetin `Fehmi Agani`
E. Hoti / RTKlive
Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku ka vizituar Universitetin "Fehmi Agani" në Gjakovë.
Tafarshiku ka njoftuar se gjatë vizitës së sotme kanë diskutuar për modalitetet dhe rolin e Universitetit në zhvillimin e rajonit të Gjakovës.
Sipas tij ekzistojnë mundësi të shumta bashkëpunimi me këtë Universitet. “Veçmas në bashkëpunim me Institutin për ambient dhe shëndet që funksionon në kuadër të Universitetit Fehmi Agani, mund të realizohen iniciativa që përfshijnë institucionet qendrore, lokale, bizneset dhe agjensionet e ndryshme që janë promotor të potencialeve zhvillimore që ka Gjakova në fushën e ambientit, turizmit dhe shëndetit publik”, ka thënë Tafarshiku.























