11:15 / 27.09.2023
KK i Mitrovicës së Veriut anulon seancën e jashtëzakonshme
E.H.RTKlive
Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka anuluar seancën e jashtëzakonshme, që ishte paraparë të mbahej sot pas tensioneve të fundit në veri, ku një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, i cili ka thënë se seanca është anuluar.























