20:02 / 28.09.2023
Salla e Sporteve në Samadrexhë merr emrin e heroit Afrim Bunjaku
A.B/RTKlive
Salla e sporteve në Samadrexhë të Komunës së Vushtrrisë ka marrë emrin e policit të rënë në detyrë gjatë sulmit terrorist në veri të vendit, rreshterit Afrim Bunjaku.
Këtë ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘Facebook’ kryetari i kësaj komune Ferit Idrizi, i cili ka shtuar se Kuvendi Komunal ka miratuar propozimin e tij edhe për ndarjen e 5 mijë eurove për familjen e Heroit Afrim Bunjaku.























