Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit tregoi profesionalizëm
BKT
Foto/RTK
Kosovë

Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit tregoi profesionalizëm

E.Hoti dhe Sh.Gashi/RTKlive

Sonte në emisionin "RTK Prime", është diskutuar për zhvillimet e fundi në veri të vendit, ku u vra një polic i Kosovës nga terroristët e mbështetur nga Serbia.

Xhavit Gashi, gjeneral në pension tha se është fat i mirë që Policia e Kosovës me profesionalizëm ka arritur të evitojë një të keqe të madhe që ka mundur t’i ndodh vendit tonë.

“Është me rëndësi se operacioni ka qenë i suksesshëm dhe shumë profesional dhe që mund të krahasohet me njësitë më elitare në botë. E pastaj ka shumë spekulime të ndryshme si ka mundur të realizohet ikja. Nuk është larg mëndësh që pas dështimit që ka qenë shumë i dukshëm te forcat paramilitare serbe aty”, tha ai.

Edhe Melazim Koci, analist politik e vlerësoi lartë profesionalizmin e Policisë së Kosovës në këtë aksion anti-terror.

“Duhet të përgëzoj njësitet tona speciale për atë intervenim. Ishte evidente që ka qenë kurth.Kam përshtypje që ata janë futur në manastir në pritje të një goditje impulsive të njësive tona speciale. Ata të paktën ashtu kanë shpresuar dhe për të shkaktuar një numër të madh të viktimave, jo vetëm të terroristëve, por edhe të pelegrinëve”, tha ai.

Sipas tij, sulmuesit kanë dashur të fitojnë luftën propaganduese në planin ndërkombëtar për të vazhduar pastaj me kryengritje në atë pjesë.


MË SHUME NGA Kosovë