10:05 / 29.09.2023
Vitia po shënon sot Ditën Botërore të zemrës
M.P / RTKlive
Komuna e Vitisë është duke shënuar Ditën Botërore të zemrës nëpërmjet një aktiviteti ku një ekip mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare po qëndron në qendër të qytetit.
Ata kanë shpërndarë fletushka por edhe u janë dhënë rekomandime për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, e këshilla për shëndetin dhe aktivitetin fizik.
“Kryetari i komunës Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga komandanti i policisë, kapiten Afrim Halili, ka vizituar ekipin shëndetësor gjatë këtij aktiviteti të sotëm”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Dita Botërore e Zemrës organizohet me qëllim të ndërgjegjësimit dhe informimit, si dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare.























