Kuvendi i Gjilanit dështon ta miratojë propozim-buxhetin për vitin 2024
BKT
Kosovë

Kuvendi i Gjilanit dështon ta miratojë propozim-buxhetin për vitin 2024

M.P / RTKlive

Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka dështuar ta miratojë propozim-buxhetin për vitin 2024, bashkë me vlerësimet e hershme për vitet 2025-2026.

Nën arsyetimin e planifikimit të dobët dhe parealizueshmërisë, opozita e përbërë nga PDK dhe LDK janë deklaruar kundër këtij propozim-buxheti.

“Me 12 vota për dhe 16 kundër, Kuvendi dështoi ta miratojë buxhetin për vitin 2024 dhe vlerësimet e hershme 2025-2026 dhe pas kësaj, Kuvendi u detyrua t`i ndërpres punimet e mëtejme për mungesë kuorumi, pasi që LVV dhe partnerët e saj qeverisës e braktisën seancën”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, duke iu përgjigjur vërejtjeve, tha se mbi 50 projekte kapitale janë të planifikuara në vitin 2024 dhe një pjesë e tyre janë planifikim i hershëm për vitet 2025 dhe 2026, për të cilat nuk kërkohet planifikim i detajuar.   


MË SHUME NGA Kosovë