Së shpejti rregullohet ura e Rogovës/Video
Islam Haxhiu|RTK
Ura e dëmtuar e Rogovës së Hasit do të riparohet përmes një projekti që ka hartuar tashmë Ministria e Infrastrukturës. Lajmin e dha vetë ministri Liburn Aliu që e vizitoi urën e dëmtuar nga vërshimet e mëhershme.
Rreth 1 milion euro do të investohen në urën e Rogovës së Hasit e cila ishte dëmtuar gjatë vërshimeve përgjatë Drinit të Bardhë. Kështu bëri të ditur ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës Liburn Aliu.
Gjatë prezantimit të projektit, Aliu tha se ura me gjatësi 130 metra do të ndërtohet sipas standardeve të kërkuara dhe do ta zgjidhë problemin e banorëve hasjanë.
Ndërtimin e urës mbi Drinin e Bardhë e kanë mirëpritur edhe banorët rogovas.
Punimet në rregullimin e urës pritet të fillojnë brenda pak ditësh, pasi projekti gjendet në fazën e tenderimit.























