UP me dy synime për vitin e ri akademik, rritjen dhe ngritjen e cilësisë
BKT
Kosovë

UP me dy synime për vitin e ri akademik, rritjen dhe ngritjen e cilësisë

M.P / RTKlive

Sot në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka filluar vitin e ri akademik 2023/2024.

Prorektorja për Akreditim, Cilësi të mësimit dhe Çështje të studentëve, Njomza Llullaku  në “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së ka thënë se sivjet institucioni publik i arsimit të lartë kanë dy fokuse kryesore.

“Por në përgjithësi po punojmë në krijimin e hapësirave të sigurta dhe gjithëpërfshirëse, krijimin e qendrave mediale, qendrave për personat me aftësi të kufizuara. Jemi duke e lidhur çdo drejtim me praktikë për punësime apo praktika gjatë studimeve”, u shpreh Llullaku.

Ajo tha se Universiteti i Prishtinës tashmë i ofron disa drejtime në të cilat studimet janë në gjuhën angleze. Bashkëpunimet tashmë me mundësinë e shkëmbimit të përvojave të studentëve me universitetet evropiane duke studiuar jashtë vendit, “Erasmus”, gjithnjë janë në rritje e sipër.


MË SHUME NGA Kosovë