Haxhiu: Dhuna ndaj fëmijëve është e shprehur, mësimdhënësit ta raportojnë
BKT
Kosovë

Haxhiu: Dhuna ndaj fëmijëve është e shprehur, mësimdhënësit ta raportojnë

Sh.Ç/RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka theksuar se statistikat e dhunës në familje tregojnë rritje, por për të kjo do të thotë se janë rritur raportimet.  

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës, ajo ka thënë se dhuna ndaj fëmijëve është jashtëzakonisht e shprehur, me ç’rast u ka bërë thirrje mësimdhënësve që ta raportojnë atë kur vërejnë ndryshime të nxënësit.

Në debatin e organizuar nga Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime (SIT), “Angazhimi i burrave dhe djemve për barazi gjinore”, i përkrahur nga UNFPA, ministrja Haxhiu ka deklaruar se janë ndërmarrë disa hapa, por duhet angazhim më i madh për luftimin e dhunës.

“Dhuna në shkolla është jashtëzakonisht e shprehur, do të dëshiroja që Kino Armata të ishte e mbushur sot me nxënës. Të dy dokumentarët do të ishte mirë që të shfaqeshin edhe në shkolla”, ka theksuar ajo.

Ndërsa, Visare Mujko-Nimani nga UNFPA, ka deklaruar se fokusi i Kosovës duhet të jetë te qytetari, e jo te BE-ja. Ajo, ka ngritur çështjen e barazisë gjinore, me ç’rast ka kërkuar më shumë punë nga prindërit.

“Shpresoj që puna e UNFPA-së, në bashkëpunim me institucionet, të kontribuojë në përmirësimin e mirëqenies te qytetarëve tanë. Nuk duhet të jetë synim i joni Bashkimi Evropian por qytetari. UNFPA lufton dhe mundohet t’i ndihmojë institucionet. Ne prindërit duhet të jemi ata që ndalin zinxhirin e dhunës dhe pabarazisë”, ka deklaruar ajo.


MË SHUME NGA Kosovë